Prokurori që i shpëtoi atentatit në Durrës u takua dje me kreun e ONM-së/ Ja për çfarë biseduan

Prokurori që i shpëtoi atentatit në Durrës u takua dje me kreun e ONM-së/ Ja për çfarë biseduan

20:15, 01/11/2019
A+ Aa A-

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur gjatë një atentati me armë zjarri të ndodhur pasditen e sotme pranë “Mbikalimit të Shkozetit” në Durrës, është takuar një ditë më parë me kreun e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në procesin e Vettingut, Theo Jacobs.

Sipas A2 CNN, që citon burime nga Prokuroria e Durrësit, raporton se, kreu i ONM dhe prokurori Ndoja kanë biseduar në lidhje me çështjen e ndjeshme për tokat në Gjirin e Lalëzit.

Takimi ka ndodhur në zyrën e prokurorit Ndoja dhe ka zgjatur për më shumë se 1 orë e 30 minuta.

Ditën e sotme, si pasojë e atentatit, prokurori Ndoja ka marrë dy plumba dhe ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Durrësit, por jashtë rrezikut për jetën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardi04/11/2019 14:24

Pushteti i krimit edvinian po reagon ndaj punes se ndershme te nje prokurori trim

Po pse?04/11/2019 11:21

Po pse nuk u "ndeshkua" me vetting ky prokuror, qe perflitet se ka pasuri "gjigante"!!!?? Siç duket, ai "di" gjera qe nuk duhet t,i dije.

edepsezi02/11/2019 09:24

mos u merzit,o prokuror i mdh.ti e ke te shkruar ne surrat qe je mafioz.po u ngaterrove me mafian,kete perfundim ke,or koqe kandari.

Messi 01/11/2019 21:37

Po pse sthoni ju qe OMN e vrau, OMN nje nga levat e ketij shteti bande!

Shqiptari01/11/2019 20:26

Ky akt kriminal eshte nje alarm mjaft urgjent per te gjithe faktorin nderkombetar, mbi krimin qe eshte ngritur kaq lart ne pushtet dhe eshte bere nje arme e fuqishme ne duart e pushtetit kriminal. Ky akt kriminal tregon se sa fallco eshte reforma ne drejtesi dhe se sa kunder kesaj reforme eshte vete kryeministri. Partneret nderkombetare dhe miqte e Shqiperise duhet te nderhyjne sa me shpejt te jete e mundur per te ndaluar kete regjim kriminal, ndryshe do te jete teper vone!

Shto koment

Denonco