Detajet/ Gomonia me 450 kg kanabis niset nga Shqipëria, kapet në Bari

Detajet/ Gomonia me 450 kg kanabis niset nga Shqipëria, kapet në Bari

16:39, 22/10/2019
A+ Aa A-

450 kg drogë, e llojit marijuanë dhe hashash janë sekuestruar nga Guardia di Finanza dhe DIA (Anti-mafia) në Itali.

Operacioni u krye në zonën e Monopolit, pranë Barit, ndërsa është arrestuar edhe skafisti i mjetit që po transportonte lëndën narkotike.

Ngarkesa ishte e ndarë në 45 pjesë, në pako 2, 5 dhe 10 kilogramë, të gjitha të sipas llojit të drogës, dhe marrësve në Itali.

Operacioni erdhi si bashkëpunim i Dia-s në Bari dhe Guardia di Finanza ku edhe u bë i mundur arrestimi i një shtetasi italian 48 vjeç, raporton Syri.net.

Skafisti ndodhet në paraburgim, me urdhët të gjykatës së Barit, ndërsa u sekuestrua skafi rreth 6 metra i gjatë dhe i pajisur me një motor të fuqishëm.

Sipas mediave në vendin fqinj, droga dyshohet se vinte nga Shqipëria, por ende nuk ka asgjë konkrete pasi hetimet janë duke u zhvilluar.

Image

Video e operacionit:

http://www.baritoday.it/video/video-sequestro-droga.html?jwsource=cl

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist22/10/2019 17:12

Fjaline e fundit duket se e ka shkruar kryeministri i Italise:Dyshohet se droga vinte nga Shqiperia....Pse more zoti Kryeminister,nga mund te vije tjeter,nga Franca,apo nga Holanda,Danimarka, Spanja ......Se ketyre i qenke drejtuar qe ta rishikojne edhe nje here problemin e Shqiperise,per integrimin,a thua se ata nuk e dine se c'bejne.Ata e dine shume mire ,qe droga qe kapet,vjen nga Shqiperia prandaj sallaten tuaj,hajeni ne vend te makaronave tradicionale,ndersa per drogen,as mos e mendo fare.Ajo eshte prodhim "TRADICIONAL"i yni-mos na e hani hakun,por edhe mos llomotisni si napolitanet,nga ballkoni i nje shtepie,per ballkonin e shtepise perkarshi.

Krist22/10/2019 17:11

Shto koment

Denonco