U rrah rëndë sot në burgun e Rrogozhinës, si u kap në port me 26 kg drogë i burgosuri

U rrah rëndë sot në burgun e Rrogozhinës, si u kap në port me 26 kg drogë i burgosuri

21:21, 15/10/2019
A+ Aa A-

Besnik Myftaraj, 26 vjeç, është i dënuari që u rrah keqazi ditën e sotme në Burgun e Rrogozhinës nga 5 të burgosur.

Myftaraj u kap në vitin 2016 në Portin e Durrësit me 26 kg marijuanë ndërsa po tentonte ti kalonte për në Itali.

Njoftimi i Policisë në vitin 2016  

Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi sot se Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët, sekuestruan në Portin e Durrësit 26 kg marijuanë, dhe një person u arrestua.

Në një postim në faqen zyrtare të Ministria e Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se ,“Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë sekuestruar rreth 26 kg marjuanë dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Bajram Myftaraj 23 vjeç, banues në Tiranë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco