Vrasja e të fortit të Vlorës, pse dyshohet shoku i qelisë si ekzekutues

Vrasja e të fortit të Vlorës, pse dyshohet shoku i qelisë si ekzekutues

16:40, 15/10/2019

Hetuesit në Durrës duket se janë afër zbardhjes së atentatit ndaj vlonjatit Edison Harizajt dhe shokut të tij në afërsi të Plepave. Ata dyshojnë se vrasësi është një ish shok qelie i “faqedjegurit” dhe që ka dorë në të paktën katër atentate, dy në Durrës dhe dy në Vlorë.

Katër ekzekutime; dy në Vlorë dhe dy në Durrës janë bërë nga i njëjti person. Bëhet fjalë për ngjarje të ndodhura në harkun kohor midis vitit 2016 dhe 2019.

Ky dyshim është ngritur më në fund nga hetuesit që po merren me atentatin në afërsi të Plepave në Durrës, ku mbetën të vrarë vlonjati Edison Harizaj dhe miku i tij Genci Caca. Burime për ABC Neës thanë se tashmë nuk ka më dyshime cili është vrasësi me pagesë, i cilësuar si nga më të shpejtët në vend.

Ekzekutuesi, që vetëm për zhdukjen e Edison Harizajt besohet se mori 400 mijë Euro, sipas hetimeve rezulton një ish i akuzuar për vrasje, i cili më herët ka qenë në një qeli me Edison Harizaj i akuzuar për një krim në vitin 1999. Atëkohë, sipas hetimeve, ekzekutuesi, porositësi dhe vetë Harizaj ishin miq; të dyshuar për trafik droge, gjobvënie të fuqishme dhe krime të tjera.

Duket pas kësaj miqësie në kohën kur edhe kanë dalë nga hekurat, ata u kthyen në kundërshtarë duke punuar për hesap të vet.

Të dhënat e sistemit TIMS treguan se në të paktën katër atentate, ky person, i cili jashtë përdor një tjetër identitet, hynte një muaj para në Shqipëri, dhe largohej nga kufiri, sapo realizonte ekzekutimet. Hetuesit shpjegojnë se ai sapo merrte porosinë, i mjaftonin më pak se katër javë për ta organizuar dhe realizuar atë.

Viktimat e atentatit në Durrës para se të vriteshin darkuan me disa shokë në një lokal në periferi të Tiranës.

Referuar dëshmive të personave të fundit me të cilët Harizaj ishte  shoqëruar, një burim policor i atekohe i tha ABC Neës, se ai kishte pikasur ndjekjen.

“Il Padrino”, siç e thërrisnin në Vlorë ishte shprehur te një miku i tij. “Po më ndjekin, kam parandjenjë të keqe”.

Dhe në fakt mbi të dhe Cacën u zbrazën mbi 50 plumba dhe pse makina ishte gjysëm e blinduar.

Harizaj, i cili ishte edhe miku i Emiljano Shullazit u ekzekutua nëntor në lagjen 13 të Durrësit, kur ai dhe shoku i tij Caca po udhëtonin nga Tirana në drejtim të Vlorës. I ashtuqujaturi “faqedjeguri” Harizaj nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Ai dyshohet se ka kryer një sërë krimesh, përfshirë dhe ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. /ABC Neës Albania 24/7

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dani16/10/2019 16:24

Mir ia Ben ketij pleres...ishalla I vrasin dhe gjith grupin e ketij ndyresire

Trx15/10/2019 18:03

Po kush eshte personi nuk na i treguat e asghe num morrem vesh. Ja keni fut kot ju bashke me policine qe shperndan fake news.

Shto koment

Denonco