Sezoni i mbjelljeve/ Bllokohen 8000 kubikë kanabisi, arrestohen 5 persona

Sezoni i mbjelljeve/ Bllokohen 8000 kubikë kanabisi, arrestohen 5 persona

15:43, 02/04/2019
A+ Aa A-

Gjatë një operacioni në Kurbin kundër kultivimit të bimeve narkotike janë arrestuar 5 persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Operacioni është zhvilluar me mbeshtetjen e forcave speciale.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Kurbin-Mega operacioni i koduar "Godull 2019", për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni  nga Komisariati i Policisë Kurbin,  Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe FNSH-ja.

Sekuestrohen armë zjarri e municione luftarake, kubikë të porsa mbjellë me kanabis dhe lëndë narkotike kokainë.  5 persona në pranga dhe 2 në kërkim.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke ushtruar kontroll periodik të territorit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur Godull, është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar "Godull 2019".

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

 B. Sh., 39 vjeç, banues në Mamurras

- K. K., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë

- K. Sh., 34 vjeç, banues në Mamurras

- Gj. N., 34 vjeç, banues në Lezhë

- V. Z., 41 vjeçe, banuese në Kurbin

Gjithashtu u shpallën në kërkim dy persona që po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit në territor në Godull Adriatik, në Njësinë Administrative Fushë Kuqe në Kurbin, u evidentuan kubikë të porsa mbjellë me fara kanabisi, si dhe sende të tjera që do të shërbenin për kultivim të bimëve narkotike.

Më cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

-8000 kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis sativa

- 5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë

- 2 armë zjarri "pistoleta"

- 1 armë zjarri automatik

- 1 armë gjahu "shotgun"

-  680 fishekë , dylbi e thikë

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të proceduar u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim",  "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike",  "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco