Pas denoncimit të Berishës, arrestohen dhunuesit në Durrës

Pas denoncimit të Berishës, arrestohen dhunuesit në Durrës

15:23, 26/02/2019
A+ Aa A-

Pas denoncimit publik të ish Kryeministrit Berisha  për një rast dhune në portin e Durrësit ka reaguar edhe policia e ketij qyteti duke arresstuar dy persona.

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi në bashkëpunim me një person tjetër kanë goditur me sende të forta në kokë punonjësin e shërbimit të Autoritetit Portual. Ndalimi i shtetasve me iniciale R.D.,38 vjeç, dhe H.B., 40 vjeç, u bë në hyrje të portit. 

Dyshohet se i dëmtuari është goditur me tytë pistolete.

I dëmtuari është është në spital ku po merr dhe ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që policia po punon  për identifikimin e autorit të tretë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Goditja për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim.

Denoncimin për këtë ngjarje të rëndë e ka bërë pak orë më parë ish Kryeministri Berisha në faqen e tij në facebook.

Ja mesazhi që ndau Berisha me ndjeksit e tij.

Përshëndetje doktor.

Dje në mbrëmje ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, ku bandat e drejtorit të Portit të Durrësit, Agron(Genti)Tares, kanë rrahur dhe goditur me pistoletë një punonjës të Forcave të Sigurisë Portuale. Punonjësi ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.

Drejtori narkoman i Portit, i cili e ka kthyer zyrën në një qëndër të pirjes së kokainës sëbashku me bandat e tij dhe Policinë e Shtetit po tentojnë ta mbajnë të fshehur si ngjarje....... Ju lutem anonim

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco