Banda me policë e doganierë përfundon te Krimet e Rënda për 8 ton drogë

Banda me policë e doganierë përfundon te Krimet e Rënda për 8 ton drogë

17:34, 18/01/2019
A+ Aa A-

Dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara dorëzuan në gjykatë si të pandehur, që nga ish-shefi i stacionit policor Durrës, Julian Doraci, 4 agjentë antidrogë në këtë port, Medi Demiri, Fatmir Plaku, Agron Kapllani e Mexhit Xhixha, deri te kontrollorë e përgjegjës turni.

Droga e zbuluar në Itali në shkurt 2017 në Portin e Ankonës kishte kaluar lehtësisht në Portin e Durrësit pas deklarimit të shoferit maqedonas se po transportonte fletë polesteroli.

Prokuroria shqiptare thotë se kamioni ka hyrë në Shqipëri në 4 shkurt 2017 përmes Qafë-Thanës dhe se autoritetet atje e kishin kontrolluar. Por, ndërsa dalja e automjetit duhet të ishte Hani i Hotit siç ishte deklaruar, në momentin e fundit një agjent doganor ka firmosur ndryshimin e destinacionit duke shënuar Portin e Durrësit.

Kamerat e sigurisë në pikën kufitare tregojnë shkeljet e gjithë punonjësve që ishin në turn ashtu siç kuptohet se të njëjtat shkelje kanë vijuar edhe në Portin e Durrësit pasi asnjëri nga punonjësit e policisë nuk ka ushtruar kontroll në kamion.

Shkeljet kanë vijuar edhe nga një punonjës tjetër policie, i cili duhet të kryente daljen e kamionit në sistemin TIMS, por ai e ka lejuar dhe e ka verifikuar se si ky mjet kishte hyrë në Shqipëri.

Nga hetimet rezulton se drejtuesi i mjetit me drogë, Zoran Stanojoski nuk është regjistruar fare nga Policia Kufitare kur hyri në Shqipëri. Të njëjtat shkelje janë kryer edhe nga punonjësit e doganës, thotë prokuroria, edhe pse në dokumente dallohej qartë devijimi i udhëtimit nga Hani i Hotit përmes Portit të Durrësit.

Episodi i dytë ka sërish lidhje me trafikun e dy tonëve drogë që ka dalë nga Shqipëria në 19 mars 2017 . Ngarkesa ishte fshehur në pllakat e gipsit dhe as efektivët e policisë, as agjentët doganorë nuk kanë kryer kontrollet e domosdoshme.

Të akuzuarit

1. Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë

2. Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë

3. Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë

4. Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë

5. Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës

6. Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

7. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

8. Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

9. Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

10. Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës

11. Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës

12. Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës

13. Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës

14. Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)

15. Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)

16. Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)

17. Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

18. Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

beni18/01/2019 20:45

Cdo person prezumohet i pafajshëm gjersa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Çdo dyshim për akuzën çmohet në favor të të pandehurit. Te pakten keshtu thote Kodi Procedures Penale.

Shqiptari18/01/2019 20:26

Ja ky eshte shteti i droges! Cfare TURPI! 18 punonjes policie dhe te doganes shqiptare te rekrutuar brenda nje bande kriminale! Ndersa krye-kokoshi mburret dhe kendon ne maje te plehut: Ne kemi bere SHTET! O te dhjefsha shtetin qe ke bere! Ky shtet po le koqen e namit neper bote! Krye-kokoshi eshte ne rregull per vete, populli i gjore qe fle gjume si idiot po e vuan dhe do ta vuaje per disa dhjetra vjet te tjera. Rri i o popull fli gjume!

Shto koment

Denonco