Burg për jetë Fadil Kasemit, vrau gruan

Burg për jetë Fadil Kasemit, vrau gruan

12:38, 17/01/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur burg për jetë për Fadil Kasemin, i cili vrau bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi.

Vendimi është dhënë mesditen e sotme, pas një procesi që ka zgjatur për rreth një vit e gjysmë. Kasemi është gjetur fajtor për të treja akuzat që janë: Armëmbajtje pa leje, vrasje me dashje dhe rrëmbim personi.

Mbrojtja pretendoi se organi i akuzes ka dhënë vetëm një akuzë copy paste, duke mos argumentuar për motivet e vrasjes.

Ai gjithashtu tha që ai duhet të dënohet maksimumi 25 vite burg, pasi motivet duhet të jenë lehtësuese. Nuk behet fjalë vetëm për xhelozi, por bëhet fjalë për tradhëti bashkëshortore dhe mosmirënjohje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco