Fenomeni shqetësues, për festat e fundvitit vetëm hajdutët e pulave kanë punë

Fenomeni shqetësues, për festat e fundvitit vetëm hajdutët e pulave kanë punë

17:57, 25/12/2018
A+ Aa A-

Florenc Goga i ka ndarë punët: ai shet gjela deti dhe familjarët i ruajnë nga hajdutët. Ata, muajt nëntor dhe dhjetor janë koha e artë për hajdutët e shpendit më të kërkuar të festave të fundvitit.

 “Në nëntor nisin vjedhjet. Ai që nuk ka për të blerë, i vjedh. 5 gjela m’i morën ditën. Po panë që nuk ka njeri pranë gjelave…”, tregon fermeri për Top Channel.

Policia thotë se në fundvit mjaft shtetas denoncojnë një fakt të tillë, çka konfirmon fenomenin e vjedhjes sezonale në vend.

Megjithëse festë, gjyqtari Artan Gjermeni ndodhet në punë pikërisht për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë ndaj dy hajdutëve të cilët mbrëmjen e 22 dhjetorit kanë rrëmbyer 18 pula deti në shtëpinë e një fshatari.

Menjëherë pas ngjarjes, hajdutët Armando Uka dhe Xhuliano Visha kanë udhëtuar drejt Elbasanit, ku edhe i kanë shitur për 30 mijë lekë. 23-vjeçari Uka ia vendosi fajin përdorimit të alkoolit nën ndikimin e të cilit ai kishte menduar të vidhte.

Dhe pas këtij shpjegimi, meraku tjetër i gjyqtarit ishte a i lanë hajdutët të zotit të shtëpisë të paktën një gjel për të festuar.

A i le ndonjë për Vit të Ri?

Hajduti u përgjigj shkurt “po”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco