Zjarr i fuqishëm në tregun e Laçit, dyshohet se ishte i qëllimshëm

Zjarr i fuqishëm në tregun e Laçit, dyshohet se ishte i qëllimshëm

07:13, 24/12/2018
A+ Aa A-

Qyteti i Laçit është zgjuar nën flakë mëngjesin e sotëm. Në tregun kryesor të qyteti ka rënë një zjarr i fuqishëm.

Sipas informacioneve të para zjarri ka rënë në tregun industrial para pak minutave. Nga zjarri ka dëme të mëdha materiale.

Policia dhe zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri ka përfshirë një lokal pastaj ka djegur edhe tregun.

Dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco