Shpëtohet një grua në Fier, rrezikonte të mbytej në lumë. Emri

Shpëtohet një grua në Fier, rrezikonte të mbytej në lumë. Emri

20:01, 11/12/2018
A+ Aa A-

Një grua të cilën po e merrte rrjedha e lumit Seman në vendin e quajtur “Çeligrad” në Fier, është shpëtuar nga policia në bashkëpunim me qytetarët.

Mësohet se dy punonjës policie konstatuan 51-vjeçaren Mimoza Tahaj, që po rrezikonte të mbytej. Menjëherë punonjësit e policisë shkojnë në ndihmë të kësaj shtetaseje dhe në bashkëpunim me qytetarët bënë të mundur shpëtimin e saj.

Mimoza Tahaj, u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco