Plagoset rëndë pronari i lokalit në Elbasan, Policia: 32-vjeçarit i hodhën granatë/ Emri

Plagoset rëndë pronari i lokalit në Elbasan, Policia: 32-vjeçarit i hodhën granatë/ Emri

07:28, 16/11/2018
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka një viktimë në gjendje të rëndë nga shpërthimi i një granate në një lokal në lagjen Partizani të Elbasanit.

I plagosuri është pronari i lokalit, 32-vjeçari me iniciale Albert Alterziu. Saktësohet se granata e dorës "është hedhur".

Njoftimi zyrtar: 

Në orët e para të mëngjesit në lagjen "Partizani", Elbasan në ambjentet e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer, dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco