Ndodh në Kukës, 11-vjeçari plagos 14-vjeçarin

Ndodh në Kukës, 11-vjeçari plagos 14-vjeçarin

23:32, 18/09/2018
A+ Aa A-

Dy fëmijë janë bërë protagonistë të një grindje midis tyre. Për pasojë, një 11-vjeçar, ka sulmuar dhe goditur me mjete të forta një 14-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime atij.

Nga ana e saj, Policia vendore, bën të ditur se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 17. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin e mitur A. Sh., vjeç 11, banues në Kukës, pasi ka goditur me mjete të forta shtetasin e mitur K. Z., vjeç 14, banues në Kukës. Neni 90 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco