FOTO/ Banesa e gazetares Lala, 10 plumbat dëmtuan muret dhe derën, familjarët ishin në gjumë...

FOTO/ Banesa e gazetares Lala, 10 plumbat dëmtuan muret dhe derën, familjarët ishin në gjumë...

13:50, 30/08/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ndërsa një breshëri plumbash kallashnikovi janë gjuajtur në drejtim të banesës së gazetares Klodiana Lala.

Në banesë në momentin që ka ndodhur ngjarja kanë qenë fëmijët e gazetares, prindërit dhe vëllai i saj, të cilët fatmirësisht nuk kanë pasur lëndime. Në muret e banesës janë gjetur shënjat e dhjetë plumbave.

Nga plumbat mësohet se janë dëmtuar xhamat dhe muret e banesës, ndërsa siç raporton policia po punohet për kapjen e autorëve dhe rrethanave të ngjarjes.

Lala prej shumë vitesh është pjesë e gazetarëve që mbulojnë kronikën e zezë, dhe jo pak herë është bërë pjesë e debateve televizive ku diskutohet lidhur me njerëz të botës së krimit. Ndrkohë që në pamjet e banesës shihen qartë dëmet e shumta që kanë pësuar muret. Mësohet se autorët kanë gjuajtur në një distancë prej 35 metrash.

Familjarët janë zgjuar të tronditur dhe fillimisht kanë menduar se zhurma ka qenë prej fishekzjarreve, ndërsa më pas kanë parë dëmet e konsiderueshme në xhamat e banesës së tyre. Plumbat kanë depërtuar brenda banesës, po për fat të mirë tetë anëtarët e familjes kanë qenë në katin e dytë.

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç.

Nuk ka dëme në njerëz.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco