Policia: Mirëmëngjes nga Maja e Thanës! Po kërkojmë kanabis!

Policia: Mirëmëngjes nga Maja e Thanës! Po kërkojmë kanabis!

09:46, 26/08/2018
A+ Aa A-

Policia e Shtetit i ka uruar mirëmëngjesin shqiptarëve nga Maja e Thanës në një mesazh ku njofton se po kërkon kanabis.

Në mesazhin e saj në Fb, Policia shkruan se një nga grupet e saj në Dibër ka bërë 2 orë rrugë në këmbë dhe aktualisht ndodhet afro 600 metra mbi nivelin e detit, në malin e quajtur "Maja e Thanës".

"Jemi një nga grupet Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, që kontrollojmë territorin në kuadër të parandalimit dhe goditjes së kultivimit të bimëve narkotike. Në  qarkun tonë këtë vit nuk është evidentuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike." Megjithatë, shtojnë policët e Dibrës, "për çdo emergjencë telefono falas Policinë e Shtetit në nr 112 ose denonco paligjshmërinë në aplikacionin Komisariati Digital!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

albania726/08/2018 10:33

Mos u lodhni aq larg,po shikoni qerekene,kurcaj,shelqet,verjon,mukaj,bura,nikel,zeze,se i keni te mbjellura plot me hashash (dhe 10 minuta larg jane me makine nga tirana )

Shto koment

Denonco