100 euro për ti sjellë në Tiranë por i lë në mes të rrugës, arrestohet, Ja emri

100 euro për ti sjellë në Tiranë por i lë në mes të rrugës, arrestohet, Ja emri

14:08, 17/06/2018
A+ Aa A-

Policia e Gjirokastrës ka ndaluarnjë  shtetasin pasi ky ka përfituar me anë të mashtrimit një sasi të hollash, duke iu premtuar dy shtetasve të huaj nga vendet e treta, se do ti transportonte në Tiranë me automjetin e tij  kundrejt një fitimi prej 100 Eurosh secili.

Ai është Laert  Zisi, 25 vjeç, banues në fshatin Tërbuq, Gjirokastër. Ky shtetas pasi i’u ka marrë paraprakisht 100 Euro i ka zbritur nga automjeti në afërsi të “Urës së Subashit” ku janë gjetur e  shoqëruar pranë DRKM Gjirokastër nga shërbimet e Policisë.

– Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Seat Ibiza”

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco