Minatorët u plagosen se ranë në kontakt më një minë të paplasur. detaje

Minatorët u plagosen se ranë në kontakt më një minë të paplasur. detaje

09:59, 22/02/2018
A+ Aa A-

Minatorët në mineren e Klosit janë plagosur gjatë natës duke u gdhire dita e sotme pasi dy prej tyre gjatë punës kanë rënë në kontakt me një minë të paplasuar e cila  ka shpërthyer.

Tre prej të plagosurve janë dërguar për në Tiranë, ndërsa dy të tjerë janë transportuar në spitalin e Burrelit.

Në njoftimin e policisë për ngjarjen thuhet se:  "Më datë 22.02.2018, rreth orës 01-00 , në  galerinë e minierës me hyrje në fshatin Shëngjun, Klos, dhe me drejtim nga qyteti i Bulqizës, gjatë punës janë dëmtuar 5 punëtorë.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se: Grupi i punëtorëve i ndërtimit të minierës  në tranverbangun e minierës gjatë punës,  dy prej tyre kanë rënë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila  ka shpërthyer  dhe  për pasojë janë dëmtuar edhe tre punëtorët e tjerë që ndodheshin në këtë front", sqaroi policia.

Të dëmtuarit janë :

Q.L, 49 vjeç

SH.L, 32 vjeç,

R.S,  57 vjeç, (janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës,)

K.M, 31 vjeç,

B.H, 28  vjeç, po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe  ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në ndihmë të Grupit hetimor kanë shkuar ekspertët e RISHMIT, për të vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco