I dënuar me mbi 10 vite burg në Itali, prangoset i riu me 3 emra nga Mamurrasi

I dënuar me mbi 10 vite burg në Itali, prangoset i riu me 3 emra nga Mamurrasi

13:44, 26/04/2024
A+ Aa A-

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin e koduar “Operacionalja 6”.

I dënuar me mbi 10 vjet burgim në Itali, për 5 vepra penale të rënda, arrestohet 29-vjeçari.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani,29 vjeç, lindur në Mamurras.

Gjykata e Monzas, Itali, me vendimin e datës 19.10.2023, e ka denuar këtë shtetas, me 10 vjet, 2 muaj e 11 ditë burgim, për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco