Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës
Basha: Rama siç përcakton tenderat për miqtë, përcakton edhe gjyqtarët pa garë, siç do Dvorani i korrupsionit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha ndër të tjera nga takimi me fermerët në Devoll, se Rama siç përcakton tenderat për miqtë, ashtu përcakton edhe gjyqtarët pa garë në Gjykatë Kushtetuese me Dvoranin e tij të korrupsionit.
Për më shumë
Fillimisht zgjedhje të lira parlamentare dhe vendore/ Basha: PD ka gati planin për daljen nga kriza
Kryetari i Partisë Demokratike, gjatë takimit me fermerët në Devoll, është shprehur ndër të tjera se me ardhjen në pushtet PD ka një plan për të dalë nga kriza, po për këtë duhet të kemi fillimisht zgjedhje të lira dhe parlamentare në një ditë me ato vendore.
Për më shumë
Basha me fermerët: Një grup sa kalceto po ju grabit çdo ditë, Shqipëria i vetmi vend që nuk financon bujqësinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në një takim me fermerët në Devoll në kuadër të takimeve ‘Rrugëtimi për Shqipërinë’.
Për më shumë
VIDEO përvëluese/ Meta: Të hënën padi në Prokurori për kreun e KED, Ardian Dvoranin
Presidenti Meta ka konfirmuar paralajmërimin e tij për të ngritur ditën e hënë padi ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Prokurori, Ardian Dvorani.
Për më shumë
VIDEO/ ‘Vija është e kuqe...’ Meta i kthen sërish përgjigje Ramës për Gjykatën Kushtetuese
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar edhe njëherë një mesazh të qartë Kryeministrit Rama, lidhur mbi Gjykatën Kushtetuese, duke i kujtuar se nuk duhet të shkelë vijën e kuqe.
Për më shumë
‘Mini-shengeni’, David Philips: Shqiptarët fillimisht të bashkëpunojnë me shqiptarët
Krijimi i të ashtuquajturës zona e ‘Mini-Shengenit’ ballkanik mori një goditje kur Mali i Zi bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë. Arsyeja e këtij refuzimi ka të bëjë me rëndësinë që Mali i Zi i jep Bashkimit Europian.
Për më shumë
E zbulon ‘The Guardian’/ Europa e shqetësuar, Rama po u jep pasaporta të pasurve të Europës të akuzuar për krime
Në Londër, në një hotel me pesë yje është mbajtur një aktivitet, organizuar me synimin e promovimit të shitjes së atyre që quhen pasaporta të arta.
Për më shumë
FOTO/ Bylykbashi tallet keq me Veliajn: Eri nuk di cilit tundim t'i shpëtojë, kullave apo pyllit orbital?
Me nota të forta sarkazme dhe ironie, ish deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi shigjeton kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Për më shumë
'Produkt i 'kazanit' 30-vjeçar'/ Kim Mehmeti për Ramën: Nuk përfill asgjë. E shan një herë, të shan dy herë
Gjatë intervistës së tij në Syri TV, përballë gazetares Armela Ferko, publicisti Kim Mehmeti hodhi batuta therëse në adresë të kryeministrit Edi Rama.
Për më shumë
E emëroi Kajmaku pas shkarkimit/ Prokuroria sekuestron telefonin e nënkryetarit të Bashkisë Vorë
Agim Kajmaku i Vorës ka vendosur të mos dorëzohet, duke apeluar arrestimin e tij, por Prokuroria ka vendosur ti shkojë më tej çështjes së tij.
Për më shumë
Lajm i trishtë në 'VOA'/ Është arritur marrëveshja, Thaçi ka firmosur ndarje territoresh
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit dhe analisti James Hooper, tha se një marrëveshje Kosovë-Serbi ekziston, por vështirësia është te zbatimi i saj.
Për më shumë
PAMJE TË FRIKSHME nga përmbytjet në Itali, ja si e merr uji makinën
Shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë pothuajse të gjithë Italinë kanë sjellë probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve duke paralizuar shumë zona dhe duke sjellë edhe dëme materiale.
Për më shumë
https://www.syri.net/bote/294860/pamje-te-frikshme-nga-permbytjet-ne-itali-ja-si-e-merr-uji-makinen/
Gjermania siguron kualifikimin në Kampionatin Europian, shkatërron Bjellorusinë
Përfaqësuesja e Gjermanisë ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Europian 2020.
Ekipi i drejtuar nga Joachim Low ka marrë një fitores bindëse 4-0 ndaj Bjellorusisë duke i dhënë fund dilemës për të prerë biletën në eventin prestigjioz.
Për më shumë
© SYRI.net