E emëroi Kajmaku pas shkarkimit/ Prokuroria sekuestron telefonin e nënkryetarit të Bashkisë Vorë

E emëroi Kajmaku pas shkarkimit/ Prokuroria sekuestron telefonin e nënkryetarit të Bashkisë Vorë

14:05, 16/11/2019

Agim Kajmaku i Vorës ka vendosur të mos dorëzohet, duke apeluar arrestimin e tij, por Prokuroria ka vendosur ti shkojë më tej çështjes së tij.

Së fundmi organi i akuzës ka sekuestruar celularin e nënkryetarit të Bashkisë së Vorës, Gentian Picari.

Picari u emërua në postin e nënkryetarit nga Agim Kajmaku, pasi ky i fundit u shkarkua nga KQZ si kryetar i Bashkisë së Vorës.

Ndërkohë që Kajmaku do të përgjigjet para drejtësisë jo vetëm për falsifikim të dokumenteve zyrtarë por edhe për shkarkimin nga detyra të dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorës pasi ishte shkarkuar nga KQZ.

Ku ka firmosur edhe emërimin e dy nënkryetarëve të rinj të bashkisë, njëri prej të cilëve Gentian Picari.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco