Kurti: Besojmë që Franca do ta mbështesë Kosovën në KiE pa kushte

Kurti: Besojmë që Franca do ta mbështesë Kosovën në KiE pa kushte

07:09, 24/04/2024

Prishtinë - Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka thënë se në bisedën e djeshme telefonike me presidentin francez, Emanuel Macron ka shprehur besimin që Franca ta mbështesë anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës, pa parakushte të mëtejme.

“Në një telefonatë me presidentin Macron, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Francës për Kosovën dhe shpreha besimin tonë se Franca do të mbështesë Kosovën në Këshillin e Evropës, pa parakushte të mëtejshme, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe votën historike. Gjithashtu insistova në respektimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Ndërkohë, më herët në një komunikatë nga pallati presidencial i Francës, kanë theksuar se Macron ka nënvizuar rëndësinë që Franca i kushton progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm të zbatimit nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco