Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Politika zhgënjyse e Edi Rames, guaska vezulluese e maskuar si krenari kombëtare

Politika zhgënjyse e Edi Rames, guaska vezulluese e maskuar si krenari kombëtare

Nga Gentian Alimadhi - 02/06/2024

Më 26 maj, Kryeministri shqiptar Edi Rama, pas debutimit të tijnë Greqi, bë ri një ndalesë në Busto Arsizio për të takuardiasporën e madhe shqiptare. Fillimisht u tundova të shkoja atje duke pasur parasysh lehtësimin logjistik të ofruar nga organizatorët me autobuza falas, me idenë për të pasur më në fund një   konfrontim dhe shkëmbim konstruktiv dhe duke shpresuar për një afrim me diasporën, të cilës i përkas, nga ana e qeverisë së Tiranës. Në fund, hoqa dorë për shkak të tubimit në Athine të dy javë më parë i cili më kishte lëshijen e një monologu plot retorikë nacionalist-populiste.

Në fakt, edhe në mitingun e Milanos, përveç pjesës fillestare të koncertit të mbajtur nga idhujt më të rëndësishëm të muzikësshqiptare, fjalimi i mbi 60 minutave ishte edhe më steril se ai i mbajtur në Athinë.

Besoj se diaspora priste diçka më konkrete, që do të prekte çështjet "e nxehta" dhe aktuale, duke filluar nga problemet thjeshtburokratike. Do të përpiqem të jap një shembull banal për të sqaruar mè mire se çfarë  po them: nëse një  i mitur ose një i rrituradoptohet në Itali dhe merr një   mbiemër të dyfishtë, regjistri civil shqiptar nuk parashikon transkriptimin e dy mbiemrave.

Përveç kësaj, disa certifikata të gjendjes civile të   lëshuara në Shqipërinuk janë adekuate për zyrat përkatëse në Itali. E përkufizojligjërimin e tij si "steril" sepse referencat historike ishin tëpërsëritura dhe të denja për një leksion universitar. 

Referencat e cituara shpesh fillonin nga Greqia e lashtë  dhe më  paspërplaseshin në historinë e kohëve tona, plot me slogane raciste të Bossit dhe shtypin e paragjykues italian që  deri para disa vitesh stigmatizonte të gjithë  shqiptarët si kriminelë.

Si sfond për të  gjithë fjalimin, u vendosën me mjeshtëri video emocionale që  ibënin jehonë vuajtjeve të shkaktuara nga eksodi biblik i vitit '91.

Pèr mè tepèr, u "lehtësova" që nuk morra pjesë edhe pèr faktin se edhe unë mund të isha rrahur dhe shtyrë  po të isha bashkuar me dhjetëra të rinj nga diaspora evropiane e gjeneratës së   dytë, atë të diel, të cilët u rrahën dhe u hodhën padrejtësisht nga arena vetëm sepse, paqësisht, donin të varnin një   banderolë që për mbante një kërkesë të thjeshtë:   #duatevotoj2025.

Liria e ushtrimit të kësaj të drejte civile, si në mënyrë aktiveashtu edhe pasive, në vendet ku jeton diaspora shqiptare, është shprehje e shtetit të së drejtës dhe kjo është ajo që kërkon diaspora shqiptare; As më shumë e as më pak. Kjo parashikohetnë Kushtetutë dhe imponohet prej pothuajse një  viti edhe nga Gjykata Kushtetuese shqiptare. 

Shqipëria është i vetmi vend në Evropë, së   bashku me Malin e Zi, që  e mohon këtë të drejtë   pavarësisht faktit se është  premtuar rregullisht nga të gjitha forcat politike në  prag të zgjedhjeve të   20 viteve të  fundit.  

E vetmja meritë që mund t'ia atribuoj klasës aktuale politikeshqiptare është   se ajo di të  shitet mirë jashtë vendit. Perceptimi i europianit tè thjesjtè për Shqipërinë është ai i një ishulli të lumtur, ku mund të jetosh mirë dhe jeta nuk është e shtrenjtë . 

Megjithatë, kjo nuk mjafton për ta konsideruar atë një  ishull të lumtur.

Nuk është, të paktën për shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që e braktisin çdo ditë në   shifra alarmante. Mjafton të thuhet se më shumë shqiptarë jetojnë jashtë sesa kanë  mbetur në Shqipëri. Vdekjet e djeshme në kanalin e Otrantosjanë zëvendësuar nga vdekjet në ngushticën e La Manche-it sot.

Ka shumë shqiptarë në diasporë që nuk janë të kënaqur me guaskën vezulluese të maskuar si krenari kombëtare që  kryeministri shqiptar tenton të mbjellë me tubimet e tijzgjedhore, të cilat karakterizohen, përkundrazi, vetëm nga anakronizmi dhe patetizmi i dëmshëm.

Më duket drithèruese të mbushèsh mendjet e të pranishmëve me retorikë emocionale me një përshkrim të vuajtjeve lotprovokuese të eksodit dhe vdekjeve në det.

Ndaj shakasë goliardike të Ramës të disa viteve më parë kuai i përkufizonte italianët "si shqiptarë  te veshur me Versace" mëvjen t’i përgjigjem me një timen: "Rama është   një diktatororiental i veshur me atlete sporti".

Si një anëtar i diasporës shqiptare që numëron më shumë  se 500,000 qytetare në Itali, ndihem i lirë dhe i aftë të lexojrealitetin dhe të dhënat katastrofike që portretizojnë   vendin.

Thuhet që edhe italianèt braktisin vendin e tyre. 

Italianët nuk largohen nga vendi për t'u dhënë një tè ardhme fëmijë vetë  tyre. 

Ata nuk largohen nga vendi për t'u shëruar edhe ngasëmundjet më   banale. 

Ata nuk largohen nga vendi sepse shkollat italiane nuk njihen jashtë vendit e kështu me radhë .  

Dua të  shoh një politikë shqiptare që   përfshin të rinjtë , të cilët deri tani janë   mbytur nga dinozaurë të 'sigurimit', një  politikë që lufton pabarazitë dhe afirmon drejtësinë sociale. 

Ëndërroj një Shqipëri ku nuk detyrohesh të zgjedhësh vetëm mesdy alternativave: të pajtohesh me djallin ose tè arratisesh, nuk i duhet se ku. 

Ëndërroj një vend që nuk zë vendet e fundit në  renditjet ndërkombëtare mbi lirinë e medias dhe algoritmet nukerrësojnë artikujt e shtypit që   kritikojnë   qeverinë . 

Do të  doja një vend ku pseudo-lufta kundër korrupsionit nuk stimulon akoma më shumë korrupsion.

Ëndërroj një vend ku kryeministri nuk thërret, me arrogancën e një despoti, drejtorin e një emisioni televiziv si Report (Raitre)për të ndërprerë serinë   dokumentare që zbulon kutinë e Pandorës.  

Me pak fjalë, ëndërroj një  vend që  do tè më  bënte vërtet krenar.

/Marrë nga Gazzetta di Parma/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco