Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Gjermania siguron kualifikimin në Kampionatin Europian, shkatërron Bjellorusinë

Gjermania siguron kualifikimin në Kampionatin Europian, shkatërron Bjellorusinë

22:51, 16/11/2019

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Europian 2020.

Ekipi i drejtuar nga Joachim Low ka marrë një fitores bindëse 4-0 ndaj Bjellorusisë duke i dhënë fund dilemës për të prerë biletën në eventin prestigjioz.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të gjermanëve që tundën rrjetën vetëm në minutën e 41’. Ishte Matthias Ginter i cili shënoi një gol të bukur me finte.

Ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, Gjermania realizoi edhe 3 gola të tjerë me anë të Leon Goretzka (49’) dhe dy herë nga Toni Kross (55), (83’).

Pas kësaj fitore, Gjermani blindon pozitën e parë me 18 pikë tëgrumbulluara, ndërsa Bjellorusia renditet e katërta me katër pikë.

Ndeshjen e fundit në këtë eliminatore, Gjermania udhëton drejt Irlandës së Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco