'Mos ma luaj moralisten', Alaudin Hamiti i reagon ashpër Shqipes gjatë spektaklit

'Mos ma luaj moralisten', Alaudin Hamiti i reagon ashpër Shqipes gjatë spektaklit

23:01, 20/11/2023
A+ Aa A-

Në spektaklin e natës së sotme (e hënë) në Big Brother VIP Kosova 2 pati përplasje të shumta ndërmjet banorëve. Një diskutim mes Adrit dhe Ylli Dervishit u komentua në një klip që është përgatitur për këtë spektakël.

Bëhet fjalë për disa ngacmime që Buci ia bëri Adrit në lidhje me partneren e tij, Ilirjanën. Në këtë mes ndërhyu Shqipe Hysenaj, të cilën prezantuesi Alaudin Hamiti nuk e la të fliste.

Ai iu drejtua ashpër duke thënë se ‘a ka pasur të dashur’ dhe se duhet të flas kur t’i thotë ai.

“Mos ma luaj moralisten. A ke pasur të dashur, që ta dish. Reago kur të them unë”, iu drejtua Hamiti.

Përkundër kësaj, në BBVK pati edhe disa situata të tjera të tensionuara. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco