Kush është Sheynnis Palacios nga Nikaragua që u kurorëzua ‘Miss Universe 2023’

Kush është Sheynnis Palacios nga Nikaragua që u kurorëzua ‘Miss Universe 2023’

11:38, 19/11/2023
A+ Aa A-

Sheynnis Palacios nga Nikaragua u kurorëzua Miss Universe 2023 të shtunën në edicionin e 72-të të konkursit, të mbajtur këtë vit në El Salvador.

Ajo është diplomuar për Komunikim dhe që prej muajit shkurt është pjesë e revistës së mëngjesit “Al Día”. Po ashtu, ajo ka podcast-in e saj “Kupto mendjen tënde”, një projekt social që e nisi pasi luftoi me ankthin dhe me të cilin kërkon të ndihmojë njerëzit e tjerë.

Në maj 2022, ajo u diplomua për Komunikim në Universidad Centroamericana.  Gjatë viteve të universitetit, mbretëresha e bukurisë merrej me sporte, konkretisht me volejboll.

Ajo filloi në botën e konkurseve të bukurisë me Miss Teen Nikaragua 2016, ku fitoi. Një vit më pas, ajo mori pjesë në Teen Universo 2017, një konkurs në të cilin arriti në Top 6.

Në maj 2020, ajo përfaqësoi kryeqytetin Managua dhe u kurorëzua Miss World Nikaragua 2020, por për shkak të pandemisë, Miss World 2020 u anulua; dhe në Miss World 2021 ajo ishte pjesë e Top 40.

Sheynnis Palacios luftoi me ankthin për disa vite. Një nga episodet që ndikoi në shëndetin e saj ishte kur një qen sulmoi qenin e saj, deri në atë pikë sa i nxorri syrin.

“Është diçka që ndodh dhe unë jam këtu që të jem një zëdhënëse për ata që vuajnë nga ankthi dhe t’u bëj të ditur se kjo nuk u ndodh vetëm njerëzve që janë pas këtij ekrani, u ndodh edhe njerëzve që kanë personalitete të mëdha. Gjëja e rëndësishme është të dish si ta trajtosh atë”, tha ajo.

Si rezultat i episodeve të ankthit që ajo përjetoi për një kohë të gjatë, Sheynnis Palacios drejton një projekt social të quajtur “Kupto mendjen tënde”, i cili është një podcast, në të cilin ajo flet dhe interviston tema të ndryshme si depresioni, vetëvrasja etj. Diçka që e bën edhe nga revista e mëngjesit “Al Día”.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco