Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

Historike! Për herë të parë në 'Miss Universe' morën pjesë dy transgjinore, dy nëna dhe një modele 'plus-size'

Historike! Për herë të parë në 'Miss Universe' morën pjesë dy transgjinore, dy nëna dhe një modele 'plus-size'

09:28, 19/11/2023
A+ Aa A-

Konkursi i 72-të i Miss Universe këtë vit ka përqafuar diversitetin. Për herë të parë, në konkursin global morën pjesë dy gra transgjinore, dy nëna dhe një modele "plus-size".

"Miss Portugalia" Marina Machete dhe "Miss Holanda" Rikkie Kollé bënë histori si femrat e para trans që përfaqësojnë vendet e tyre në konkurs.

Machete, një stjuardesë 23-vjeçare, u kurorëzua në tetor. Në një video të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, ajo iu referua fitores së saj si një ëndërr e realizuar dhe tha se shpreson të ndihmojë njerëzit të ndryshojnë mendjen e tyre për gratë transgjinore.

Image

Kollé, një modele 22-vjeçare dhe aktiviste për të drejtat e LGBTQIA+, ka denoncuar urrejtjen që mori pasi u kurorëzua "Miss Holanda" në korrik. Ajo tani përdor platformën e saj për të ndarë mesazhe inkurajuese për njerëzit trans në mbarë botën.

Image

"Miss Universe" ndryshoi rregullat e saj për të lejuar konkurrentët transgjinorë në 2012. Në vitin 2018, "Miss Spanja" Ángela Ponce u bë konkurrentja e parë trans në konkurs.

Në tetor 2022, sipërmarrësja transgjinore tajlandeze Anne Jakrajutatip bleu Organizatën Miss Universe nga IMG. Nën pronësinë e Jakrajutatip, konkursi i Miss Universe rishikoi rregullat e tij, duke lejuar nënat, të martuarat dhe të divorcuarat të konkurrojnë.

"Miss Guatemala" Michelle Cohn dhe Miss "Kolumbia" Camila Avella u bënë gratë dhe nënat e para të martuara që hynë në konkurs.

Image

Image

"Miss Nepali" Jane Dipika Garrett u bë modelja e parë "plus-size" pjesëmarrëse. 22-vjeçarja mbron "body positivity", shëndetin mendor dhe problemet hormonale.

Image

"Miss Pakistani" Erica Robin gjithashtu bëri histori. Robin ishte delegatja e parë nga vendi i saj që i bashkohet konkursit të "Miss Universe."

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco