Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

10:33, 18/05/2024
A+ Aa A-

Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet Festivali i Filmit janë një arsye më shumë për të mbajtur fokusin te gocat e famshme. Veshjet, aksesorët, grimi apo modeli i flokëve, gjithçka që ato zgjedhin për ngjarje kaq të rëndësishme përcillen përmes fotosh e videosh në rrjetet sociale.

Image

Pasi Naomi Campbell ricikloi të njëjtin fustan pas 30 vitesh për t’u dukur njësoj mahnitëse, apo fakti që Anya-Taylor Joy dëshmoi se mjafton një buzëkuq i fortë që të shkëlqesh në evente të tilla, tani është radha e Selena Gomez për të na kujtuar se sa efektiv është një topuz klasik balerinash në një festival filmi.  

Image

Nisur nga fotot, duket qartë që ajo i ka tërhequr fort flokët për të mbërritur në versionin e topuzit klasik, ndërsa ka shtuar një kapëse të bardhë si një aksesor që përputhet plotësisht me veshjen, çantën dhe këpucët e saj.

Profesionistët e modës, e kanë konsideruar veshjen e aktores së “Only Murders In The Building” të ngjashme me atë të një diplomateje, por me shumë stil. Trikoja e bardhë, fundi në të njëjtën ngjyrë, këpucët me mini takë dhe çanta e lëkurës ishin detajet plotësuese të pamjes së Gomez.

Image

Pa harruar, topuzin klasik që vjen si një konfirmim për modelin e flokëve që do të qëndrojë gjatë këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco