Kim Kardashian bën rrëfimin e rrallë mbi vështirësitë e të qenit nënë beqare

Kim Kardashian bën rrëfimin e rrallë mbi vështirësitë e të qenit nënë beqare

17:29, 26/10/2023
A+ Aa A-

Në episodin e fundit të “The Kardashian”, Kim ka folur për mëmësinë dhe vështirësitë e saj si nënë beqare, pavarësisht se ka dado dhe kuzhinierë në ndihmë të saj.

Themeluesja e ‘SKIMS’ e bëri këtë rrëfim në episodin e fundit të “The Kardashians” ku merr djalin e saj 7-vjeçar Saint dhe miqtë e tij të futbollit për një lojë në Paris.

Në fillim të episodit, Kim mund të shihet në një furgon me fëmijët, ndërsa Saint thotë se duhet të gjejë telefonin e tij. Më pas, ajo reflekton se si është te jetë një prind i vetëm.

Më parë, Kim u kritikua pas podcast-it me Jay Shetty kur ajo u hap për prindërimin, pasi shumë e quajtën të tepruar ankesën pavarësisht se ajo kishte një staf të tërë në dispozicionin e saj.

Në episodin e fundit të “The Kardashians”, Kim thotë se prindërimi është një detyrë vërtet e vështirë kur ke katër fëmijë dhe të gjithë “duan të shtrihen në shtrat në të njëjtën kohë”.

“Dua të them se duhet të isha mësuar me të tani, por të gjithë kishin shumë për të thënë,” tha ajo, ndërsa këmbënguli se prindërimi nuk ka lidhje me ndihmën e madhe që ajo ka nga stafi.

“Natyrisht, të kesh dado dhe një kuzhinier për të ndihmuar në gatim është një ndihmë shumë e madhe. Gjithçka ka të bëjë me familjen dhe shijimin e këtyre momenteve”, shtoi ajo.

Kim tregoi se ajo e ndan ditën e saj me punën, familjen dhe fëmijët dhe sigurohet që fëmijët të zënë 90% të kohës së saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco