Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

Gjendet pas katër dekadash trikoja e famshme ‘Delja e zezë’ e Princëshë Dianës, shitet për shumën marramendëse

Gjendet pas katër dekadash trikoja e famshme ‘Delja e zezë’ e Princëshë Dianës, shitet për shumën marramendëse

14:27, 15/09/2023
A+ Aa A-

Trikoja e famshme e “deles së zezë” e Princeshës Diana është shitur për rreth 1,5 milionë dollarë.

Kjo triko e veçantë u vesh për herë të parë nga Princesha e ndjerë në një ndeshje polo në qershor të vitit 1981. Gjatë asaj periudhe Lady D ishte e fejuar me princ Charls.

Mirëpo pas asaj trikoje fshihet një histori shumë interesante. Disa javë pasi princesha veshi trikon, krijuesit e saj morën një letër zyrtare nga Pallati Buckingham ku thuhej se Diana e kishte prishur “trikon e saj shumë të dashur të deleve” dhe duhej të riparohej ose të zëvendësohej. Dyshja thuri një të re për princeshën e ndjerë dhe origjinali nuk ishte parë prej dekadash.

Marsin e kaluar, në një papafingo u zbulua triko origjinale të Dianës e cila ndodhej në një kuti të vogël.

“E fshehur pranë një mbulese pambuku ishte pulovra origjinale e Dianës, e kuqe, e vitit 1981”, thanë dizenjatorët.

“Tani, gati katër dekada më vonë, kjo triko veçantë është gati të hyjë në duart e një koleksionisti me fat”, shtuan ata.

Në fakt, ajo pritej të shitej nga 50,000 deri në 80,000 dollarë në ankand, por çmimi përfundimtar kaloi çdo parashikim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco