Të ndarë, thatë?! Fotoja e fundit e Cardi B dhe Offset tregon të kundërtën

Të ndarë, thatë?! Fotoja e fundit e Cardi B dhe Offset tregon të kundërtën

17:43, 01/05/2024
A+ Aa A-

Edhe pse janë ndarë që nga viti i kaluar, Cardi B dhe Offset vazhdojnë të shfaqen në publik në shoqëri të njëri-tjetrit.  Ish-çifti ishin të pranishëm të martën mbrëma në Madison Square Garden, ku panë ndeshjen e Philadelphia 76ers kundër New York Knicks.

Pavarësisht ndarjes së tyre aspak “miqësore” pasi Offset u përfol se e tradhtoi reperen, të dy dukeshin sikur nuk kishte ndodhur asgjë.  Ata janë parë duke ecur krah për krah dhe duke buzëqeshur me njëri-tjetrin, ndërsa në disa raste reperi është parë duke kapur Cardi B nga beli, shkruan Page Six.

Dhjetorin e kaluar, Cardi B konfirmoi se ajo dhe Offset ishin ndarë pas akuzave për tradhëti. Reperja doli live në Instagram të dielën vonë mbrëma, më 10 dhjetor, në të cilën ajo pranoi se nuk “besonte” se burri i saj e tradhtoi me reperen tjetër Chrisean Rock, e megjithatë nuk i interesonte të dinte të vërtetën.

“Nuk më intereson ta di, sepse kam kohë që jam beqare. Thjesht nuk di si t’ia tregoj botës”, u tha ajo 169 milionë ndjekësve të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco