Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

Nëse doni të injoroni dikë, ndiqni shembullin e Shakira-s

Nëse doni të injoroni dikë, ndiqni shembullin e Shakira-s

11:52, 15/09/2023
A+ Aa A-

Shakira s’është vetëm mbretëresha e skenës, por edhe e injorimit. Këngëtarja e “Hips Don’t Lie” injoroi në sy të botës komedianen Tiffany Haddish, ndërsa kjo e fundit bërtiste emrin e saj.

Image

Një video nga mbrëmja e MTV Video Music Awards, qarkulloi në Instagram dhe në të shihet Haddish, e cila thërret me zë të lartë emrin e Shakira-s dhe ç’bën këngëtarja? As nuk reagon fare, duke pretenduar se s’po dëgjon gjë, ndërkohë që gjen mënyra për të ‘shpëtuar’ nga situata.

Njerëzit menjëherë e komentuan ngjarjen e sikletshme, duke thënë se Haddish gjithë mbrëmjen ka qenë acaruese dhe kërkonte vëmendje.

“Shakira po bën sikur s’e dëgjon. As nuk ktheu kokën. E di që ëshë super e nxehur”, komentoi dikush, ndërsa një tjetër e quajti situatën të mbushur me siklet dhe turpëruese për Haddish.

Gjatë gjithë mbrëmjes, komediania u fiksua me Shakira-n, duke i prishur edhe disa foto në tapetin e kuq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco