Fëmijës së cilit personazh ia kemi dëgjuar më herët emrin Luna Mari?

Fëmijës së cilit personazh ia kemi dëgjuar më herët emrin Luna Mari?

20:44, 01/05/2024
A+ Aa A-

Ardhja në jetë e bebushes së çiftit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito ka qenë kryefjalë e këtyre dy ditëve në mediat rozë.

Image

Postimi i moderatores me një foto të të treve bëri bujë kudo në rrjet dhe urimet ishin të pafundme. Ajo që na tërhoqi të gjithëve vëmendjen ishte padyshim edhe emri i vogëlushes që çifti kishte zgjedhur.

Luna Mari, është emri i veçantë i më të voglës së familjes Ejlli. Por ky emër është tashmë i dëgjuar edhe më parë. Vajza e modeles Belen Rodruguez quhet gjithashtu Luna Mari, fëmija i saj i dytë nga i dashuri Antonino Spinalbese.

Image

Megjithatë Luizi dhe Kiara për të gjithë fansat e tyre kanë zbuluar se në fakt, emri i të voglës së tyre lidhet me familjarët e të dyve. Ka qenë vetë Luizi i cili ka zbuluar se emri i parë, Luna, ka qenë zgjedhja e Kiarës, ndërsa Mari lidhet me emrin e gjysheve të të dyve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco