Sia thotë se 3 vite pas divorcit, e kishte shumë të vështirë të çohej dot nga krevati

Sia thotë se 3 vite pas divorcit, e kishte shumë të vështirë të çohej dot nga krevati

11:40, 15/09/2023
A+ Aa A-

Sia rrëfeu për periudhën më të errët të jetës së saj, pas divorcit nga ish-partneri, Erik Anders Lang. Këngëtarja 47-vjeçare tregoi për Zane Lowe se si momentet më të vështira në jetë ndikuan në kreativitetin e saj, por edhe e ndihmuan që të sjellë albumin “Reasonable Woman”.

Image

“(Divorci) ishte një periudhë kaq e errët dhe për 3 vite mbeta në shtrat”, tha këngëtarja duke shtuar se ishte vërtet në depresion. “Dhe s’bëja dot asgjë për atë periudhë kohore”, tha ajo.
 
Ndërsa vuante fundin e martesës, Sia nisi të regjistronte pak nga pak këngë, megjithëse e kishte shumë të vështirë të çohej nga krevati.

 

Image

“Dhe më në fund, rezultoi që kisha këngë mjaftueshëm për të bërë një album. Kështu që, unë thjesht u mbështeta tek ekipi që të më menaxhonte, për të më thënë se këngët ishin mjaft të mira, sepse unë (s’e besoja)”, shtoi artistja.

Sia dhe Lang, u martuan në gusht të vitit 2014, në një ceremoni private në Palm Springs, Kaliforni. Më pas, në vitin 2020, Sia u martua me Dan Bernard, në shtëpinë e Stefano Dolce dhe Domenico Gabbana, në Portofino, Itali. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco