U martua në fshehtësi, publikohet fotografia e parë e këngëtarit të njohur me bashkëshorten

U martua në fshehtësi, publikohet fotografia e parë e këngëtarit të njohur me bashkëshorten

13:11, 26/08/2023
A+ Aa A-

Rreth një muaj më parë u raportua se këngëtari Ardian Bujupi u martua në fshehtësi.

U bë e ditur se artisti shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë.

Megjithatë, nuk është publikuar akoma një fotografi e çiftit, duke lënë kuriozë kështu fansat se si duket bashkëshortja e tij.

Image

Prive së fundmi ka sjell një fotografi të dyshes nga pushimet e tyre si çift i sapomartuar.

Bashkëshortja e krijuesit të hitit “Na jena njo” është një shqiptare nga Kosova, e cila që në moshë të re është shpërngulur në Gjermani.

Krahas kësaj, Bujupi ka vazhduar të jetë i angazhuar me projekte të reja muzikor. Po ashtu këtë verë ka qenë i pranishëm mjaft shumë në mbrëmje e koncerte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco