Disa hapa të thjeshtë për të qenë mirënjohës e në paqe me veten

Disa hapa të thjeshtë për të qenë mirënjohës e në paqe me veten

20:37, 01/08/2023
A+ Aa A-

Është e vërtetuar psikologjikisht, por mjafton që gjithësecili prej nesh të ketë kaluar eksperienca të caktuara në jetë, për ta kuptuar se mirënjohja është çelësi i lumturisë dhe ajo që na mban në paqe me veten e njerëzit përreth.

Megjithatë, jo të gjithë arrijnë ta praktikojnë mirënjohjen dhe padyshim që nuk është e thjeshtë, bazuar në rrethanat që gjithësecili përjeton. Por ka disa mënyra shumë të thjeshta me anë të se cilave çdokush i hap vetvetes derën për një jetë më të qetë e të lumtur, ku ajo më efektivja është mbajtja shënim të të gjithë gjërave të bukur që ju ndodhin gjatë ditës, që mund t’ju bëjnë të ndiheni falenderues.

Mendojeni si një mënyrë të thjeshtë për të mbajtur një ditar

Mund t’i shkruani këto lista tek ‘Notes’ në smartphone-n tuaj. E nëse jeni duke kaluar një ditë të keqe, mjafton t’i hidhni një sy ditëve të kaluar për të rikujtuar gjërat e bukura të ndodhura, pavarësisht peripecive. Është një kujtesë e bukur e pengesave që janë kapërcyer.

Shiko me pozitivitet dhe gjërat minimale

Shumë njerëz mendojnë se listat e mirënjohjes duhet të përfshijnë përvoja të thella shpirtërore. Por ky është një keqkuptim. Ju mund të shkruani: ‘Sot hëngra akulloren e preferuar’,  ose ‘Trëndafili që po vdes në kopshtin tim po kthehet në jetë pasi e preva’. Gjërat e vogla janë ato që e bëjnë jetën më zbavitëse, të gjallë e të lumtur.

Mos harroni të jeni edhe mosmirënjohës herë pas here

Mirënjohja nuk ka të bëjë me të qenit i lumtur gjatë gjithë kohës. Nëse dikush sillet keq - ose nëse ju silleni keq - kjo mund të hyjë gjithashtu në listën tuaj të mirënjohjes. Psh. të sillesh keq e më pas ta reflektosh e të kërkosh fjale mund të jetë diçka për të cilën duhet të jemi mirënjohës. Këto lista nuk kanë të bëjnë vetëm me fokusin në pozitivitet. Ata kanë të bëjnë gjithashtu me të parit me një tjetër këndvështrim edhe aspektet negative.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco