Maestro zbulon dhuratën që do t’i japë Luizit dhe Kiarës në dasmë: Kam menduar me nusen që…

Maestro zbulon dhuratën që do t’i japë Luizit dhe Kiarës në dasmë: Kam menduar me nusen që…

13:29, 03/05/2023
A+ Aa A-

Ai është një nga figurat më të diskutuara në Big Brother Vip, me batutën gati, humorin dhe debatet me këngëtarin Luizi Ejlli, arriti të jetë një nga protagonistët e këtij formati.

Maestro Armaldo Kllogjeri, i ftuar në “Vila24” me moderatoren Brunilda Lahe ka ardhur në një intervistë ndryshe për ekranin e News24.

“Nuk e kisha menduar finalen por me kalimin e kohës duke parë ecurinë po i thoja vetes pse të mos jem pjesë e saj. Nuk u bë e mundur, tani pak rëndësi ka, e rëndësishme është që unë u bëra personazh, rëndësi ka që njerëzit të më duan, dhe BBV do mbahet mend për tre veta: Unë, Olta dhe Luizi”.

I pyetur për dhuratën që do t’i bëj çiftit Luiz – Kiara në dasmën që do të organizohet në  finalen e BBV, Armaldo zbuloi se cila do të jetë surpriza që ka për ta.

“Di që do të ketë celebrim, por me orkestër e muzikë e të kërcejmë e të këndojmë nuk e di, por edhe nëse është kështu do e festojmë. Të them të drejtën dhuratën nuk e kam menduar,  do i jap një zarf se kjo zgjedhja e dhuratave është e vështirë, nusja ka shije tjetër unë tjetër, a ju pëlqen atyre, problem dhe vendi ku do e vendosin etj. Më mirë zarfin e të bëjnë ç’të duan”-tha Armaldo.

Moderatorja: E ka të rëndë zarfin Luizi dhe Kiara?

Armaldo Kllogjeri: Unë do shtri këmbët sa të kem jorganin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco