Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

'Çdo shenjë është shtëpi e shpirtit', vajza, mesazhin e Nedës duhet ta lexoni patjetër

'Çdo shenjë është shtëpi e shpirtit', vajza, mesazhin e Nedës duhet ta lexoni patjetër

09:46, 14/03/2023
A+ Aa A-

Neda Balluku është në pritje të ëmbël. Pas dy djemve, në familjen e Nedës dhe Ogrenit do të vijë një vajzë, princesha e shtëpisë.

Neda krahas një poze me barkun e rrumbullakosur ka ndarë me ndjekësit kënaqësitë dhe vështirësitë e rrugëtimit të saj të ëmbël. Mesazhi i saj, padyshim që duhet lexuar nga të gjitha vajzat që janë në pritje ëmbël, apo ato që sapo janë bërë nëna.

“Çdo shenjë tregon se jetoj. Se solla në jetë njeri. Se lashë pa gjumë prej ankthit atë që më solli në jetë mua. Se u sëmura. Se ia dola. Se u lodha. Se u gëzova. Se çdo shenjë është shtëpi e shpirtit tim.
Në krahun tim është shenja e ndërhyrjes së parë në jetë. Vetëm 6 muajshe. Viti 1991. Dhe pesë vite më vonë, apandesiti i vuri vulën ankthit të prindërve të mi se kishin sjellë në jetë një fëmijë delikat. Dhjetëra shenja më pas, treguan se ja dola në gjithçka. Edhe pse mendja e tyre për mua ende nuk ka ndryshuar.
Strija e barkut është e preferuara ime. Po zmadhohet çdo ditë e më shumë. Një shtatzani e tretë ndihet. Në trup. Në lekurë. Në shpirt. Nuk është e thjeshtë. Të paktën jo gjithmonë. Mendoj se i kam thënë lamtumirë shumë prej ëndrrave që nisën me shenjat e para. Por ja vlejti?! Për jetën, po! Për të qenë nënë, po! Për ata sy që të kërkojnë. Për fjalët fëminore që të korrigjojnë. Dhe për ata shpirtra, që ndonëse je jo perfekte siç je, të dashurojnë.

Fëmija në këtë foto mbetet ende delikat. Dhe qëndron akoma stoike aty, për t’i treguar trupit të kësaj gruaje që po rritet, se pa ato shenja, nuk do të ishte kjo që është”, ka shkruar ajo krahas fotos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco