'Nuk ke arritur asgjë vetë, por nga 'shoqëria'/ Përballje mes Luizit dhe Qetësorit

'Nuk ke arritur asgjë vetë, por nga 'shoqëria'/ Përballje mes Luizit dhe Qetësorit

21:29, 13/03/2023
A+ Aa A-

Luiz Ejlli është bërë shënjestra kryesore e Qetësorit, që nga dita e parë që ka hyrë në shtëpinë e 'Big Brother VIP Albania'.

Ish-fituesi i 'BBA' është zotuar të thyejë rekord, duke e fituar edicionin e dytë të BBVA, por edhe atë të tretin.

Këto komente i ka bërë gjatë një debati me Luizin, i cili i ka thënë ta provojë edhe njëherë te edicioni i ardhshëm.

“Ti provo edhe një herë te treshi se në kohë je”, i ka thënë këngëtari, derisa Qetsori ia ka kthyer se do të provojë shumë gjëra, ndërsa Ejlli i ka uruar sukses.

“Unë do të thyej rekordin e Big Brotherave, do të fitoj dyshin, do të fitoj treshin” - është shprehur Qetsori.

“Do e shohësh ti si do të fitosh sa të dalësh në nominim me mua edhe me një tjetër edhe fillon i mbledh valixhet”, i është kundërpërgjigjur Luizi.

Qetsori e quajti Luizin “të përkëdhelur”, ndërsa shtoi se ai nuk ka arritur asgjë vetë në 37 vjet, po është mbështetur nga “shoqëria.”

Në fund ai i përmendi Luizit edhe Kiarën, duke i thënë që ta pyesë e të marrë informacione nga partnerja e tij për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco