Prej javësh në proces divorci, Sylvester Stallone ‘shtang fansat’! Publikon foton romantike me gruan e tij

Prej javësh në proces divorci, Sylvester Stallone ‘shtang fansat’! Publikon foton romantike me gruan e tij

14:55, 20/09/2022
A+ Aa A-

Sylvester Stallone i ka habitur të gjithë me veprimin e fundit pak javë pasi (ish)gruaja e tij, Jennifer Flavin, bëri kërkesë për divorc.

Disa ditë pasi ylli i “Rocky” mbuloi një tatuazh tjetër kushtuar bashkëshortes së tij, ai postoi foto të tyre dorë përdore në Instagram. “E mrekullueshme…”-shkroi ai krah postimit që përmbante një foto të tyre nga mbrapa të kapur për dore dhe duke ecur përgjatë një kopshti.

Fotoja e dytë ishte një foto familjare ku shfaqeshin ata dhe tre vajzat e tyre – Sophia, Sistine dhe Scarlet – që u shkrep kur vajzat ishin shumë më të vogla. 

Image

Disa javë më parë bëri bujë lajmi se kishte kërkuar divorcin nga Stallone pas 25 vitesh martesë. Pas raportimeve se një luftë dramatike për një qen të quajtur Dwight çoi në prishjen e martesës së tyre të tyre, aktori këmbënguli që ai dhe Flavin “nuk i dhanë fund marrëdhënies për një sherr kaq të parëndësishëm”.

Megjithatë, ai pranoi se ata nuk pajtoheshin se si të kujdeseshin për qenin. Në kërkesën e saj të divorcit të 19 gushtit, Flavin e përshkroi martesën e tyre si “të prishur në mënyrë të pakthyeshme” dhe akuzoi yllin e “Rambo” për “angazhim në shpërndarje, shterim dhe/ose humbje të qëllimshme të aseteve martesore”.

Në përgjigjen e tij, Stallone i mohoi akuzat, por ra dakord se martesa ishte “shkëputur në mënyrë të pakthyeshme”. “Unë e dua familjen time. Ne po i trajtojmë miqësisht dhe privatisht këto çështje personale,” tha ai për ‘Page Six’.

Image

Fituesi i ‘Golden Globe’ mbuloi tatuazhin e tij të parë për Flavin katër ditë pasi ajo paraqiti kërkesën për divorc, megjithëse publicisti i tij këmbënguli se mbulimi i fytyrës së saj në shpatullën e djathtë ishte thjesht rezultat i një ndërhyrejeje të gabuar.

Stallone dhe Flavin u martuan në maj 1997, gati 10 vjet pasi u takuan në një restorant.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco