Kanë, modelja nuk lejohet të tregojë fustanin me fytyrën e Krishtit, debat me rojen e sigurisë

Kanë, modelja nuk lejohet të tregojë fustanin me fytyrën e Krishtit, debat me rojen e sigurisë

13:48, 23/05/2024
A+ Aa A-

Një modele u mërzit kur sigurimi në Festivalin e Filmit në Kanë u përpoq ta ndalonte të zbulonte veshjen e saj që përmbante një imazh të madh të Krishtit. Edhe pse nuk dihet shkaku i debatit, besohet se sigurimi nuk ka dashur të shkaktojë asnjë polemikë fetare.

Gruaja veshi një fustan që kishte foton e Jezu Krishtin dhe pozoi në tapetin e kuq gjatë mbërritjeve për shfaqjen e filmit jashtë konkurrencës “Le Comte de Monte-Cristo” në festivalin e filmit të mërkurën mbrëma (22 maj).

Në pamjet e publikuara, modelja duket e mërzitur kur sigurimi i festivalit tentoi t’i fshihte bishtin e fustanit dhe ajo ka reaguar ashpër.

Filmi francez tre-orësh nga Mathieu Delaporte dhe Alexandre De La Patelliere mori ovacione të gjata nga publiku.

Në filmin, përshtatur nga romani klasik aventuresk i Alexandre Dumas luajnë Pierre Niney, Anais Desmoucier, Laurent Lafitte, Pierfrancesco Favino.

Filmi tregon historinë e Edmond Dandes (Niney), një të riu i cili bëhet shënjestër e një komploti të errët dhe arrestohet ditën e dasmës për një krim që nuk e kreu. Pas 14 vitesh në burgun e ishullit Château d’If, ai arrin një arratisje të guximshme. Tani i pasur përtej imagjinatës, ai merr identitetin e Kontit të Monte Kristos dhe hakmerret ndaj tre burrave që e tradhtuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco