Video nga lavanderia, Rita Ora publikon prapaskenat e këngës së re

Video nga lavanderia, Rita Ora publikon prapaskenat e këngës së re

17:07, 25/05/2024
A+ Aa A-

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka bërë të ditur se më 31 maj do të publikojë këngën e saj të re me titull “Ask And You Shall Receive”.

Në një video të publikuar në Instagram, ylli shqiptar tregon plane nga prapaskenat e videoklipit.

“Duke i besuar procesit, ‘Ask & You Shall Receive’ vjen më 31 maj”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e videos.

Në video Rita shfaqet  me grim me ngjyrat e tokës, flokët e gjatë me kaçurrela teksa fotografohet nga koshi i një lavatriçeje.

Rita Ora duket se ka përzgjedhur një lavanderi si shesh-xhirimin e videoklipit të radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco