Heidi, Egla, Romeo, Juli dhe Meritoni që qëndrojnë në podiumin ku do të shpallet fituesi, tregojnë emocionet e kësaj nate të paharrueshme për ta.
Meriton: Emocion, jam pa fjalë
Heidi: Arritje, ia dola! Kaq mund të them
Romeo: Përveçse i emocionuar, kjo natë vlen sa një jetë për mua
Egla: Kjo natë për mua është gjithçka se nuk e mendova që do hidhja këmbën deri këtu
Juli: Nata më e bukur e të gjithë jetës sime televizive, do ta ruaj gjithnjë si një natë unike në jetën time
Egla, Heidi, Juli, Meritoni dhe Romeo përfundojnë rrugëtimin e nisur që në janar dhe një prej tyre fiton sot çmimin e madh duke u zgjedhur i preferuari i publikut që ka edhe pak ore mundësi për të dhënë votat nga Shqipëria Kosova dhe shumë vende europiane.
Spektakli që finalizohet me kurorëzimin e njërit prej tyre është një fitore tjetër edhe për Top Channel që gjithnjë tejkalon veten në organizimin e përkryer të reality show me producentet e suksesshme Lori Hoxha dhe Sara Hoxha dhe nën drejtimin plot gjallëri dhe humor të Ledion Liços.
Big Brother VIP 3 është një vazhdim dinjitoz i suksesit të dy edicioneve të para por që dalloi prej tyre për shikueshmerinë shumë më të madhe dhe për garën që zgjat e fortë deri në sekondën e fundit.
© SYRI.net