‘Gjykoni lojën e njerëzve’, Fifi bën deklaratën e fortë lidhur me Beatrix

‘Gjykoni lojën e njerëzve’, Fifi bën deklaratën e fortë lidhur me Beatrix

17:03, 24/01/2022
A+ Aa A-

Gjatë natës “Prime” të javës që lamë pas e nominuara e radhës ishte këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj.

Dalja e ish-konkurrentes së ‘BBv’ bëri bujë të madhe mediatike, pasi ajo ishte e përfshirë në trekëndëshin ‘Bora-Donald-Betarix’gjë e cila solli shumë komente negative për publikun.

Megjithatë, shumë njerëz kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për Trixën, sidomos ish-banorë që e kanë njohur atë nga afër.

Një ndër to ka qenë edhe Fifi, e cila ka e ka suportuar atë disa herë, madje ka dashur dhe t’i dërgojë një parashutë dedikuar lidhjes së saj me Donaldin.

Së fundmi, ishte kënëgatarja  enjohur Fifi gjatë një live video ka thënë edhe një herë që nuk është mirë të ketë kaq shumë mllef për një femër, qoftë për Trixën, ashtu edhe për Borën.

“Nuk është mirë të hidhet kaq shumë pluhur e vrer përmbi një femër, si për Trixën, si për Borën, si për cilëndo, vetëm ndaluni, gjykoni lojën e njerëzve, jo ndjenjat e tyre sepse kjo nuk është normale…”, ka thënë Fifi.

Rikujtojmë se Beatrix nuk ka qenë në një gjendje të mirë psilologjike dhe ka refuzuar të jetë pjesë e “Fan Clab”.

“Ne kemi folur dje me Trixën e cila është në gjendje të ngarkuar emocionale dhe psikologjike, kështu që me mirëkuptim të plotë nga ana e “Fan Club”-it, ne do ta shtyjmë takimin me Trixën, deri në momentin që ajo të ndihet gati.”- ka lajmëruar Dojna Mema, moderatorja r emisionit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco