Pas dy raundeve të para të Botërorit 2026, gara për “Këpucën e Artë” po bëhet gjithnjë e më interesante.
Në krye të renditjes së golashënuesve ndodhen tri emra të mëdhenj: Lionel Messi, Jonathan David dhe Deniz Undav, të cilët kanë realizuar nga tre gola secili.
Ylli i Argjentinës, Lionel Messi, vazhdon të shkëlqejë edhe në moshën 39-vjeçare, duke udhëhequr kombëtaren e tij drejt objektivave të mëdhenj.
Po aq efikas është treguar edhe Jonathan David i Kanadasë, i cili ka shënuar tre gola në vetëm një ndeshje, ndërsa gjermani Deniz Undav ka arritur të njëjtën kuotë në dy takime.
Pas tyre vijnë disa lojtarë me nga dy gola, mes të cilëve spikasin Crysencio Summerville i Holandës, Cyle Larin i Kanadasë, Daichi Kamada dhe Ayase Ueda të Japonisë, Ismael Saibari i Marokut, Maxi Araújo i Uruguait dhe Vinicius Junior i Brazilit.
Veçanërisht impresionues është Summerville, i cili ka realizuar dy gola nga vetëm dy goditje në portë, duke regjistruar një efikasitet perfekt prej 100 për qind. Të njëjtën statistikë e kanë edhe Kamada dhe Ueda.
Me shumë ndeshje ende për t’u zhvilluar, gara për golashënuesin më të mirë të Botërorit mbetet plotësisht e hapur.
Messi synon të shtojë edhe më shumë gola në koleksionin e tij historik, ndërsa rivalët e tij do të përpiqen ta ndalojnë në rrugën drejt një tjetër rekordi.

© SYRI.net