Lajmi i fundit

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer jep dorëheqjen

Messi për një tjetër rekord, Argjentina sfidon Austrinë për biletën e fazës me eliminim direkt

Messi për një tjetër rekord, Argjentina sfidon Austrinë për biletën e fazës me eliminim direkt

09:10, 22/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Argjentina dhe Austria do të përballen mbrëmjen e së hënës në Teksas në një nga ndeshjet më interesante të raundit të dytë të Botërorit 2026.

Të dyja skuadrat e nisën me fitore rrugëtimin e tyre në Grupin J dhe tashmë synojnë tri pikë që do t’u siguronin kalimin në fazën me eliminim direkt.

Kampionët në fuqi të botës triumfuan bindshëm 3-0 ndaj Algjerisë në sfidën e parë, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalojnë.

Argjentina numëron tetë fitore radhazi dhe mbetet një nga favoritët kryesorë për të mbrojtur titullin.

Në anën tjetër, Austria mposhti Jordaninë me rezultatin 3-1 dhe vjen në këtë takim me vetëbesim të lartë.

Skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnick ka regjistruar rezultate shumë pozitive muajt e fundit, por përballja me ekipin numër një të renditjes FIFA do të jetë testi më i vështirë deri tani.

Vëmendja kryesore do të jetë te Lionel Messi. Ylli argjentinas ka mundësinë të shkruajë historinë, pasi i duhet vetëm një gol për të kaluar rekordin e Miroslav Klose si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Botëror.

Megjithëse Argjentina konsiderohet favorite, Austria ka treguar se mund të surprizojë dhe pritet të luftojë deri në fund për një rezultat pozitiv në këtë duel të madh të Grupit J.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco