Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët salla Azem Hajdari , selia e PD

Alarm te Gjermania, Schlotterbeck rrezikon të humbasë pjesën e mbetur të Botërorit 2026

Alarm te Gjermania, Schlotterbeck rrezikon të humbasë pjesën e mbetur të Botërorit 2026

10:50, 22/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kombëtarja e Gjermanisë ka marrë një lajm shqetësues pas fitores 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në Botërorin 2026.

Mbrojtësi titullar, Nico Schlotterbeck, rrezikon të humbasë pjesën e mbetur të turneut pas një dëmtimi të pësuar në kyçin e këmbës.

26-vjeçari u dëmtua që në minutat e para të takimit, por tentoi të vazhdonte lojën.

Megjithatë, në pushimin mes pjesëve ai u detyrua të largohej nga fusha, duke ngritur menjëherë shqetësim në kampin gjerman.

Pas ndeshjes, trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, dha një deklaratë që nuk lë shumë vend për optimizëm.

“Dyshohet se Nico ka një dëmtim të ligamenteve. Nuk duket mirë”, u shpreh Nagelsmann.

Sipas raportimeve të medieve gjermane, ekziston frika se Schlotterbeck mund të ketë këputur një ligament në kyçin e këmbës.

Mbrojtësi iu nënshtrua ekzaminimeve të para menjëherë pas ndeshjes, ndërsa rezonanca magnetike pritet të japë diagnozën përfundimtare.

Nëse konfirmohet skenari më i keq, Botërori 2026 mund të ketë përfunduar tashmë për yllin e Gjermanisë pas vetëm dy paraqitjeve në turne.

Dëmtimi mund të ketë pasoja edhe për të ardhmen e tij në nivel klubesh. Borussia Dortmund mund të humbasë një nga lojtarët e saj kryesorë për një periudhë të gjatë, ndërsa interesimi i klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Real Madrid, mund të ndikohet nga gjendja fizike e mbrojtësit.

Tani të gjithë sytë janë te rezultatet e ekzaminimeve mjekësore, të cilat do të përcaktojnë nëse Schlotterbeck do të mund të rikthehet gjatë këtij Botërori apo nëse aventura e tij ka përfunduar para kohe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco