“Faraonët” kanë triumfuar me shifrat 3-1 kundër Zelandës së Re për të marrë kreun e grupit G me 4 pikë.
Sfida u zhbllokua fillimisht nga Zelanda e Re me Surman në të 15’ duke e mbyllur kështu pjesën e parë.
Në të dytën, egjiptianët u zgjuan duke përmbysur shifrat dhe shënuar 3 gola.
Goli i barazimit erdhi nga Ziko në të 58’ ndërsa në të 67’ Salah përmbysi shifrat 2-1.
Kapiteni dha asist në të 82’ dhe Trezeguet nuk mund të gabonte për të realizuar golin e tretë.
Pas kësaj fitoreje 3-1, Egjipti udhëheq Grupin G në Botëror.
Përmbledhja e ndeshjes Egjipt-Zelandë e Re
© SYRI.net