Shtetet e Bashkuara kanë gjetur golin e avantazhit shumë herët në përballjen ndaj Australisë, e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026.
Në minutën e 11-të, amerikanët kaluan në epërsi falë një autogoli të mbrojtësit australian Cameron Burgess.
Pas presionit të vazhdueshëm të vendasve në minutat e para, futbollisti australian devijoi topin në rrjetën e tij, duke i dhënë SHBA-së avantazhin 1-0.
https://streamff.pro/v/09ca0695
Amerikanët kishin paralajmëruar golin edhe pak çaste më parë, kur Sergino Dest provoi nga brenda zonës, por tentativa e tij u bllokua në momentin e fundit nga mbrojtja australiane.
Nga ana tjetër, rasti i parë i takimit i takoi Australisë. Mohamed Toure rrezikoi që në minutën e parë, por goditja e tij e dobët u kontrollua pa probleme nga portieri Matt Freese.
Pas rreth 11 minutash lojë në stadiumin e Seattle, SHBA kryeson 1-0 ndaj Australisë dhe me këtë rezultat forcon pozitat në krye të Grupit D, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën me eliminim direkt.
© SYRI.net