Operophet Koné pas dëmtimit horror në Botëror, Marsch: E dëgjova kur iu thye kocka

Operophet Koné pas dëmtimit horror në Botëror, Marsch: E dëgjova kur iu thye kocka

11:04, 19/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mesfushori i Kanadasë, Ismaël Koné, i është nënshtruar operacionit pas një dëmtimi të rëndë të pësuar në ndeshjen e Botërorit ndaj Katrarit, një situatë që ka tronditur të gjithë ambientin e turneut.

Incidenti ndodhi në minutën e 53-të të takimit, kur Koné u përplas me mesfushorin Assim Madibo. Mesfushori kanadez mbeti i shtrirë në fushë dhe më pas u largua me barrelë mes emocioneve të forta në stadium.

Image

Trajneri i Kanadasë, Jesse Marsch, ka zbuluar se dëgjoi momentin e frikshëm nga afër, duke thënë se kocka e lojtarit u thye në mënyrë të dukshme.

“E dëgjoje kur iu thye kocka. Të dhemb zemra për të. Të gjithë u tronditëm,” u shpreh Marsch pas ndeshjes.

Sipas tij, Koné pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe mund të mungojë për katër deri në pesë muaj, duke përfunduar kështu parakohshëm aventurën e tij në Botëror.

Image

Trajneri kanadez shtoi se lojtari është një humbje e madhe për skuadrën, por theksoi se ai ka një të ardhme të ndritur dhe do të rikthehet më i fortë.

“Ismaël është një djalë i jashtëzakonshëm. Ka shumë cilësi dhe një të ardhme të madhe. Është një humbje e madhe për ne,” tha Marsch.

Pas ndeshjes, edhe autori i ndërhyrjes, Madibo, është raportuar se ka kërkuar falje në dhomat e zhveshjes së Kanadasë, ndërsa ndeshja u mbyll me tensione të forta, përfshirë edhe reagime nga lojtarët pas episodit të rëndë.

Koné u transportua menjëherë në spital për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa gjendja e tij do të ndiqet në ditët në vijim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco