Pas barazimit zhgënjyes ndaj Republikës Demokratike të Kongos në ndeshjen debutuese në Botërorit 2026, ë Portugali është krijuar një klimë e tensionuar dhe e ndarë rreth rolit të Cristiano Ronaldo në skuadër.
Debati është përqendruar te trajneri Roberto Martínez, i cili kritikohen nga një pjesë e opinionit për aktivizimin e plotë të Ronaldos në ndeshjen e parë, ndërsa të tjerë kërkojnë respekt për legjendën portugeze. Kjo situatë ka ndezur polemika të forta edhe mes tifozëve.
Sipas raportimeve, pas ndeshjes, rrjetet sociale të disa lojtarëve të Portugalisë janë mbushur me komente negative dhe akuza për mungesë respekti ndaj Ronaldos. Lojtarë si Bruno Fernandes, Vitinha, João Neves dhe Pedro Neto janë vënë në shënjestër të kritikave, të cilat i akuzojnë për “mosdhënie topi” drejt kapitenit dhe për xhelozi ndaj tij.
Disa analistë në Portugali kanë paralajmëruar për një ndarje të mundshme brenda skuadrës. Sipas Vítor Pintos, zëvendësdrejtor i gazetës ‘Record’, situata tregon rrezikun e një “polarizimi të madh” brenda kombëtares.
“Ekziston rreziku i një ‘lufte civile’ brenda ekipit kombëtar. Çdo kritikë ndaj Cristiano Ronaldos shkakton reagime të menjëhershme dhe polarizim të madh,” u shpreh ai.
Nga ana tjetër, disa zëra kanë mohuar kategorikisht ekzistencën e një bojkoti të organizuar ndaj Ronaldos, duke theksuar se problemi lidhet më shumë me mungesën e lidhjes në lojë dhe jo me qëndrime të qëllimshme të lojtarëve.
Megjithatë, debati ka marrë përmasa të mëdha në media dhe opinion publik. Madje, disa kolumnistë në Portugali kanë shkuar deri aty sa të sugjerojnë se epoka e Ronaldos në kombëtare po i afrohet fundit, duke kërkuar ndryshim gjenerate.
Në këtë klimë tensioni, Portugalia pritet të hyjë në ndeshjen e radhës ndaj Uzbekistanit ku një tjetër rezultat negativ mund të thellojë krizën brenda kampit luzitan në Botërorin 2026.
© SYRI.net